Italia organizon ministerialin me Ballkanin Perëndimor, Giorgia Meloni: Integrimi i rajonit investim strategjik i vetë Evropës! Xhaçka: I domosdoshëm për sigurinë

3 Prill 2023, 19:00

Në Itali është zhvilluar sot takimi ministerial  për Ballkanin Perëndimor,  hapur në Romë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani dhe ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ministri i Jashtëm suedez Billstroem, si President i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi.