Iu referua gjyqtares Irena Gjoka me termin ‘virgjëreshë e drejtësisë’, Berisha debat me gazetaren: Ti thua se një grua që tradhton nuk quhet tradhtare?

10 Qershor 2025, 12:57 | Përditesimi: 10 Qershor 2025, 14:40

Sali Berisha shfrenoi gjuhën ndaj Irena Gjokës pasi u paraqit në SPAK për kallëzimin e bërë për shpifje nga gjyqtarja ndaj tij dhe së bijës Argita Berisha. Por teksa në prononcimin me gazetarët iu kërkua që të tërhiqej nga deklarata e tij ndaj gjyqtares, së cilës iu referua si “virgjëreshë e drejtësisë”, Berisha vazhdoi më tej.

r.k./Shqiptarja.com