Jahni me roshnica nga zonja Vjollca

13 Prill 2020, 13:59 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 11:12:01

Jahni me roshnica

Përbërësit:

500 gr mish pule

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

1 qepë

1 filxhan kafeje pure domate

1.5 litra ujë

1 lugë gjelle gjalp

1 gotë roshnica

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj, skuqim copat e pulës ose mishit deri sa të ndryshojë pak ngjyrë. Largojmë copat e mishit dhe shtojmë në tenxhere qepën e grirë hollë. Shtojmë kripë dhe piper dhe e kaurdisim deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë purenë e domates, i japim një valë, shtojmë copat e mishit të pulës, 1,5 litër ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. E provojmë për shije për ta rregulluar atë. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim roshnicat deri sa ato të marrin një ngjyrë të artë. Më pas i shtojmë në tenxheren ku po zien mishi dhe i lëmë deri sa lëngu të trashet dhe roshnicat të kenë zier rreth 10-15 minuta. I shërbejmë të ngrohta.