Jahni Shkodre me mish viçi, kumbulla të thata dhe narden nga zonja Albana

25 Prill 2023, 11:25

Jahni Shkodre me mish viçi, kumbulla të thata dhe narden

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 2 qepë të thata
  • 4-5 kumbulla të thata
  • 2 lgj narden
  • 2 domate
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Qepët i presim në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me mishin. Më pas shtojmë domatet e grira, nardenin dhe kumbullat të cilave u kemi hequr bërthamat. Në fund shtojmë specin e kuq të grirë hollë ose të prerë në kubikë dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë ujë nga pak dhe e lemë gatimin të ziejë avash në temperaturë të ulët.