Javën tjetër nis fushata, PS mbledh kryesinë! Gjiknuri: Zhvillojmë takime të vogla, pa shpenzime! Opozita e zhytur në rubla ruse, s’ka strategji zhvillimi

7 Prill 2023, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2023-04-07 14:14:50

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë. Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.