‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

3 Korrik, 11:34 | Përditesimi: 3 Korrik, 11:34

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në rrugën drejt BE. Toni Gogu tha se deri më tani janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë. Ironizoi edhe opozitën për deklaratat e Sali Berishës në sy të ndërkombëtarëve, ku quajti Shqipërinë narkoshtetin e vetëm në Europë. “Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë”, tha Gogu.

 

I.M/Shqiptarja.com