Jeta me brenga e një gjuhëtari të madh

25 Mars, 20:21

Pas vitit 1944, kur në pushtet erdhën komunistët, çdo gjë u kthye mbrapsht për familjen tonë dhe për shumë të tjera, sepse nisi periudha e kalvarit për ne dhe shumë të tjerë, filloi lufta e ashpër e klasave. Më 1945, familja jonë, pas disa kontrollesh, qe ndër të parat që u nxor nga shtëpia duke na lejuar të mernim vetëm dy valixhe rroba. Dyqani, me të cilin bënte tregti babai, u konfiskua dhe bashkë me të u shtetëzua tërë pasuria tjetër