Jorida Tabaku takime me diasporën për zgjedhjet e 11 majit: PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë

18 Mars 2025, 10:46 | Përditesimi: 18 Mars 2025, 10:46

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot (18 mars) një viedo-mesazh në rrjetet sociale, ku thekson angazhimin e diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Tabakut, grupe të organizuara në Itali, Greqi, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar po punojnë intensivisht për të mbështetur Partinë Demokratike dhe për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

"Kam pasur dhjetëra takime me shqiptarët e diasporës, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim: ekonominë e rrënuar, pensionet e ulëta dhe mungesën e meritokracisë", u shpreh Tabaku në mesazhin e saj.

r.k./Shqiptarja.com