Kallëzimi i Gjokës për fyerje, Berisha pyetet në SPAK dhe egërson sulmin ndaj gjyqtares: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg

10 Qershor, 15:03 | Përditesimi: 10 Qershor, 15:03

Prokuroria e Posaçme thirri këtë të martë ish kryeministrin Sali Berisha, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist. Njëjtë si vajza e tij Argita në janar Berisha nuk dha asnjë provë se ku i mbështeti akuzat por u tërhoq duke thënë se thjesht i kishte ngritur një pyetje gjyqtares.

    r.k./Shqiptarja.com