Kandidat për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Kisha menduar se do vdes në gazetari

12 Qershor 2023, 14:43 | Përditesimi i fundit: 2023-06-12 14:45:20

Mustafa Nano kandidati për ambasador në Zvicër doli sot para Komisionit të Jashtëm ku prezantoi prioritetet e tij. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Nano pati një prezantim më atipik, që pritej nisur edhe nga karriera e tij gazetareske. Nano tha se nuk e kishte rreth dy dekada që nuk e kishte menduar që do t’i ofrohej të kandidonte për ambasador, duke thënë se kishte menduar se do kishte vdekur në gazetari.