Kandidati i Berisha-Meta për Kurbinin takim në Sanxhak, e pranishme e ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli

30 Prill 2023, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2023-04-30 12:18:13

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14-majit, kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kurbin Behar Haxhiu, zhvilloi një takim me banoret e fshatit Sanxhak. Kjo zonë dhe gjithë Kurbini është lënë në harrese nga pushteti vendor, por ky realitet do të ndryshojë pas 14-majit u shpreh Haxhiu.