Kandidati i dyshes Berisha-Meta për Kamzën s’njeh humbjen, Hoxha: Kemi pamje filmike, do i çojmë në KQZ! Kanë vjedhur votat me formulë të paracaktuar

18 Maj 2023, 11:48

Kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Kamëz Arjan Hoxha nuk njeh rezultatin e votimit elektronik në zgjedhjet e 14 majit. Pas humbjes përballë Rakip Sulit, Hoxha ka shkuar para ambienteve të KQZ, ku thotë se është kryer shkelje nga qeveria e Ramës dhe provat që kanë do i dorëzojnë në KQZ dhe KAS që të hapen të gjitha kamerat.