Kandidati i Metës dhe Berishës për Durrësin: 10 persona në Sukth kanë kërcënuar me jetë të rinjtë demokratë që shpërndanin fletëpalosje

6 Maj 2023, 17:58

Stafi elektoral i Igli Carës, kandidatit të koalicionit Meta Berisha për bashkinë e Durrësit, kanë denoncuar një ngjarje të ndodhur ditën e sotme ku sipas tyre janë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së që po shpërndanin fletëpalosje për Carën.