Kandidati i PS për Lezhën, Pjerin Ndreu në takimin përmbyllës me banorët në Shëngjin: Kjo zonë do të transformohet tërësisht

12 Maj 2023, 09:33

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e cila pritet të mbyllet sot në të gjitha qytetet dhe bashkitë përkatëse, në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij.

Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike.