Kandidati i PS-së për Rrogozhinën: Qytetarët të marrin pjesë në votime

23 Korrik 2023, 11:26

Kandidati i PS, Edison Memolla në një deklaratë për mediat ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë ku ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht. Memolla tha se nuk ka frikë nga rezultati pasi herën e parë e ka marrë mesazhin e fitores.