Kandidati i PS-së për Vaun e Dejës, Kristian Shkreli takim me bizneset: më intereson e ardhmja e Bashkisë

25 Prill 2023, 14:45

Sipërmarrësit e vegjël ishin në fokus të takimeve që zhvilloi Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Gazmir Shega dhe Gazmend Zhejani, janë dy sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Malin e zi. Ata thonë se vazhdimisht kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, por këtë herë do të jenë përkrah Kristian Shkrelit.