Kandidatja e PD-së në Tiranë: Nuk kemi të krahasuar me palën kundërshtare! Po përdorin për fushatë edhe procesin e vaksinimit

6 Prill 2021, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 15:01:39

Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Taulanda Jupi, mendon se kandidatët e partisë kundërshtare nuk kanë të krahasuar me listën e PD-së dhe me programin që ata ofrojnë.

Jupi nënvizoi në një intervistë për Report Tv, se thelb të programit të tyre është individi dhe qytetari.