Kandidatja e PS-së në Durrës, Emiriana Sako në Gramsh: Në fokus është transferimi i të gjithë zonës së Durrësit të Ri

29 Prill 2023, 15:43

Në takim me banorët e komunitetit të Gramshit në Durrësin e Ri dhe Spitallë, kryebashkiakia Emiriana Sako, njëherazi edhe kandidate e PS-së për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, tha se ndër objektivat kryesorë në planin e zhvillimit të kësaj zone është i transferimit të gjithë zonës, duke nisur nga projektet e infrastrukturës dhe deri tek projektet madhore që kanë ndikim jo vetëm për bashkinë e Durrësit, por edhe më gjerë.

“Kemi bërë investime të rëndësishme në këtë 3 vite, jo vetëm në infrastrukturë por kemi filluar një investim që do të jetë model i transformimit urban jo vetëm për këtë zonë por për gjithë Durrësin e ri, sepse është një projekt shumë i rëndësishëm që duam ta shtrijmë deri në ketë zonë. Jemi të vendosur që mandatin që vjen të vazhdojmë të ndërhyjmë në infrastrukturë dhe në ndërtimin e qendrave shëndetësore për rehabilitimin e zonave të caktuara për kënde lojërash për fëmijët dhe vende qëndrimi për të moshuarit ”, tha Sako.