Kartol jeshil qeverisë, ‘harruan’ veten! 61 projektligjet e deputetëve në sirtarët e Kuvendit. PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

6 Qershor, 16:12 | Përditesimi: 6 Qershor, 16:12

61 nisma ligjore, disa të paraqitura me bujë si propozime nga vetë deputetët, u harruan në sirtarët e Kuvendit në 4 vitet e legjislaturës që për pak javë mbyllet. Një hulumtim i Report TV, konfirmon se deputetët kanë dhënë votën për ligjet e sjella nga qeveria por kanë harruar propozimet e tyre. Pjesa më e madhe janë iniciativa të opozitarëve, që socialistët nuk i çuan asnjëherë në votim, por nuk mungojnë dhe nismat e braktisura të vetë deputetëve të PS.

r.k./Shqiptarja.com