KAS i rrëzoi ankimet, Berisha sulmon Ilir Rusmailin: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit dhe Rrogozhinës

7 Qershor 2023, 14:21

Pas humbjes së thellë të 14 majit, përveç alibive për votues fantazmë e vjedhje të zgjedhjeve, Sali Berisha sulmuar Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. Ky i fundit, rrëzoi ankimin e Sali Berishës për rezultatin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku Edision Memolla i PS fitoi me një diferencë prej 21 votash.