KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 sfidat e fundit të grupeve, publiku i ‘jep’ fitoren Zvicrës ndaj Serbisë, Korea frenon CR7?

2 Dhjetor 2022, 10:09

TIRANË- Për profesor doktor Albert Karriqin dy ndeshjet e fundit të grupit G të Kupës së Botës dalin barazim. I ftuar në emisionin 'E vëmë me bast' në Report TV Karriqi parashikon fitoren dhe kualifikimin e Uruguajt ndaj Ganës dhe fitoren e Portugalisë me Korenë e Jugut. Albert Karriqi duke komentuar eliminimin e Gjermanisë thotë se përgjegjësia është tërësisht e trajnerit Hansi Flick.