Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku i bregut / Sallatë me ullinj dhe agrume / Sallatë me lakra të egra.
A ju ka ndodhur të hyni në një dhomë dhe të harroni se për çfarë kishit shkuar? Të kërkoni një emër që e keni në majë të gjuhës, apo të ndieni se mendja juaj nuk është aq e kthjellët sa dikur? Harresa, vështirësia në përqendrim dhe ajo që njihet si “mjegulla e trurit” po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, madje edhe tek të rinjtë. Por a duhet t'ia vëmë gjithmonë fajin moshës, apo ka diçka në mënyrën si ushqehemi, si flemë dhe si jetojmë që po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit? A mund ta ndihmojmë trurin të funksionojë më mirë përmes ushqimeve të duhura, bimëve mjekësore dhe zakoneve të shëndetshme? Çfarë roli luajnë zorrët, stresi, gjumi dhe mungesat ushqyese në kujtesën tonë? Dhe a ekziston vërtet një mënyrë natyrale për të mbështetur pastrimin dhe rigjenerimin e trurit? Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për shkaqet e harresës, ushqimet që ushqejnë trurin dhe mënyrat natyrale për të mbështetur kujtesën, përqendrimin dhe shëndetin mendor.




















