Kek me banane dhe çokollatë nga Mirela Andoni

19 Tetor, 10:53 | Përditesimi: 19 Tetor, 10:53

Kek me banane dhe çokollatë

Përbërësit:

  • 125 ml vaj Gold
  • 100 g sheqer
  • 2 vezë Ovvital
  • 3 banane
  • 2 lugë gjelle qumësht i ngrohtë
  • 1 lugëz sodë buke
  • 250 g miell Farin-up
  • 100 g çokollatë e griré

Përgatitja:

Shtypini bananet me një pirun. Në një tas, përzieni bananet e shtypura, vajin, sheqerin dhe vezët. Ngroheni qumështin dhe përziejeni sodën e bukës. Shtojeni te masa me banane dhe përziejini mirë derisa të bashkohen. Më pas shtoni miellin dhe pluhurin pjekës, pasi të formohet brumi shtoni copat e çokollatës. E vendosni në tavën e pjekjes dhe direkt në furrë të parangrohur me 180° për gati 40 minuta.

MC/Shqiptarja.com