Kek me çokollatë dhe arra nga zonja Vjollca

14 Prill 2021, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2021-04-14 10:20:46

Kek me çokollatë dhe arra

Përbërësit:

3 vezë

120 gr sheqer

100 gr gjalp dhe 2 lugë gjelle vaj bimor

80 ml qumësht

100 gr çokollatë

30 gr kakao

220 gr miell

1 pako pluhur pjekës

100 gr arra

Përgatitja:

Lyejmë tavën me gjalp dhe e pudrosim atë me kakao. Shkrijmë në banjomarin 100 gr çokollatë, Në një tas bashkojmë miellin, kakao, pluhur pjekës. Në një tas tjetër vendosim 3 kokrra vezë, sheqer, qumësht dhe I rrahim ato sëbashku shtojmë në të 100 gr gjalp të tretur, çokollatën e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.Përbërësit e përzjerë me miell I shtojmë pak nga pak deri sat ë na fromohet një brum I lidhur. Shtojmë në fund arrat e copëtuara I përziejmë dhe shtojmë burmin në tepsi e pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë Celsius për 35-49 minuta.