Kek me kumbulla
Përbërësit:
- 3 vezë
- 100 g sheqer
- 1 fryrés me vanilje
- 125 g gjalpë i butë
- 150 g kos
- 200 g miell
- 1.5 kg kumbulla
- 1-2 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Rrahim gjalpin e zbutur me sheqerin, shtojmë vezët dhe kosin, më pas miellin dhe fryrësin. Kumbullat i pastrojmë nga farat, i ndajmë në dy pjesë dhe i bashkojmë me brumin. E vendosim në tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e pudrosim sipër me sheqer. E pjekim në 180°C për 50 minuta në furrë të parangrohur.




















