Kek me pjeshkë nga zonja Vjollca

12 Maj 2020, 11:00

Kek me pjeshkë Përbërësit: 4 vezë 200 gr sheqer 120 ml vaj bimor 250 gr rikota 50 ml qumësht 300-350 gr miell 1 pako pluhur pjekës Lëkura e 1 limoni 400 gr pjeshkë Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja: Në një tas rrahim vezët dhe sheqerin, derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë vajin, e përziejmë dhe më pas shtojmë rikotën dhe 50 ml qumësht dhe përsëri përziejmë derisa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë pak nga pak miellin, pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit dhe e përziejmë me spatul. Presim në kubikë 2 pjeshkë dhe i shtojmë te brumi. Pjesën tjetër e presim në feta. Transferojmë brumin në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje, e nivelojmë dhe vendosim sipër brumit në mënyrë dekorative fetat e pjeshkës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur para se ta presim e ta servirim.