Kek me portokall dhe çokollatë nga zonja Albana

27 Prill 2023, 11:54

Kek me portokall dhe çokollatë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 300 gr sheqer
  • 250 ml vaj ulliri
  • 400 ml lëng portokalli
  • Lëkura e 1 portokalli
  • 1 vanilje
  • 2 lk sodë buke
  • 100 gr çokollatë

Për kremin e çokollatës:

  • 350 ml ujë
  • 50 gr pluhur kakao
  • 130 gr sheqer
  • 10 ml vaj luledielli
  • 1 bustinë vanilje

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë sheqerin, vajin, lëngun e portokallit. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pak kripë dhe sodë buke. E trazojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë lëkurën e grirë të portokallit dhe copëzat e çokollatës. E vendosim kekun në furrë të piqet për 40 minuta në 180 gradë.

Kakaon e vendosim në një tenxhere me ujë të vakët, sheqer, vanilje dhe vaj luledielli. E përziejmë derisa të ketë kosistencën e duhur dhe pasi keku të jetë pjekur e mbulojmë sipërfaqen e tij me kremin e kakaos.