Kek me rrush të thatë dhe mollë nga zonja Vjollca

23 Qershor 2020, 10:29

Kek me rrush të thatë dhe mollë

Përbërësit:

5 vezë

1 filxhan çaji kos

1 e 1/2 filxhan çaj sheqer

1 filxhan kafe qumësht

1 filxhan vaj bimor

4-5 filxhan çaji miell

1 pako pluhur pjekës

100 gr rrush I thatë

lëngu I një portokalli

1 lugë çaji lëkurë portokalli

1-2 mollë

1 lugë çaji sheqer

1/2  lugë kafeje kanellë

Tepsi 26 cm  

Përgatitja:

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në lëng portokalli të zbuten. Në një tas vendosim vezët të plota, kosin, sheqerin, qumështin, vajin dhe të gjithë këto përbërës I përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë miellin pak nga pak dhe pluhurin pjekës si dhe 1 lugë cji lëkurë portokalli, përziejmë brumin. Shtrydhim rrushin e thatë nga lëngu I portokallit dhe I vendosim në brumë dhe vazhdojmë përzierjen. Qërojmë mollën nga lëkura dhe e presim ne feta të holla.I spërkasim dhe ato me lëng portokalli dhe sheqer.

Lyejmë tepsinë me gjalp e pudrosim me miell dhe vendosim brumin në të. Sipër brumit vendosim në formën e rrezes fetat e mollës  duke shtuar mbi to dhe disa kokrra rrush të thatë.

Në fund 1 lugë caji sheqer dhe 1 lugë kafe kanellë I përziejmë dhe pudrosim mollën në sipërfaqe, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175- 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Në fund pasi e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë mund të lyeni sipër me pak recel kajsie.