Kek me xhinxhër dhe portokall nga zonja Lefteri Gjoshe

26 Mars, 12:16

Kek me xhinxhër dhe portokall    

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 3 filxhanë kafeje sheqer
  • 3 kokrra portokalle
  • 60 gr xhinxhër
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 fryrës ëmbëlsirash
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 1 paketë vanilje

Përgatitja:

Grijmë në rende lëkurat e 3 portokalleve dhe më pas shtrydhim lëngun e tyre. Grijmë xhinxhërën imët dhe e shtrydhim duke përftuar lëngun. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, lëngun e portakalleve, lëngun e xhinxhërës. E trazojmë mirë më pas shtojmë lëkurat e portokalleve, pak sodë buke, fryrësin e ëmbëlsirave dhe miellin të cilin e shtojmë gradualisht duke e trazuar. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë të shkrirë dhe e vendosim brumin e kekut në një formë. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë pak të ftohet dhe e servirim spërkatur me pak sheqer pluhur.