Kek me karrota, arra dhe rrush të thatë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 200 gr karrotë
- 100 arra të grira
- 100 rrush të thatë
- 200 gr sheqer
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 4 kokrra vezë
- Kanellë, vanilje
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen, hedhim vajin e ullirit, kosin dhe më pas miellin e situr e shtojmë gradualisht. E përziejmë mirë brumin që masa të homogjenizohet dhe më pas shtojmë karrotat e grira në rende, arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në ujë. Shtojmë kanellë dhe vanilje sipas dëshirës për aromë. E vendosim masën e kekut në një tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.





















