Kërcënimi për familjarët nga shteti i Iranit, futbollistët detyrohen të këndojnë himnin kundër SHBA-së në Kupën e Botës

29 Nëntor 2022, 20:21

Irani dhe SHBA po luajnë ndeshjen e fundit në grupin B të Kupës së Botës. Para ndeshjes lojtarët e Iranit kanë kënduar himnin e tyre, teksa në dy sfidat e para nuk e bënë diçka të tillë. BBC njoftoi një ditë më parë se lojtarët u kërcënuan; se në raste se nuk do këndonin himnin, familjarët e tyre do vuanin pasojat në shtetin islamik. Në të tilla kushte shumica e futbollistëve kënduan himnin të detyruar.

    No videos found.