Kërkesa e PD dhe LSI për ripërsëritje të zgjedhjeve/ Klosi: E palogjikshme dhe jo ligjore! Fleta e votimit me numra e çuditshme, unë u ngatërrova gjatë votimit

10 Maj 2021, 21:42

Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.