Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Erion Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lek ose dhunë! S’ka përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe Gërdecit

12 Korrik 2023, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2023-07-12 14:59:22

Deputeti socialist Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka folur për reformën në drejtësi dhe hetimet që po bëhen për inceneratorët. Braçe tha se sot drejtësia që ka iniciuar Partia Socialistë po vë para përgjegjësisë edhe zyrtarët më të lartë, në ndryshim nga drejtësia e kohës që qeverisjes së Sali Berishës.