Kërkesa për shkarkimin e Nikollës, PD pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit: U lexua vetëm raporti i PS, jo i opozitës

10 Shkurt 2023, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 13:26:42

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Legjislacionit të mbledhur për kërkesën e Partisë Demorkatike ku kërkohet shkarkimi i Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se në mbledhje u lexua vetëm raporti i Partisë Socialiste ndërsa nuk u lexua raporti i PD sepse deputeti Gazment Bardhi u përjashtua nga Kuvendi për një afat 10 ditor.