Kërkohet Andi Lekaj nga Shkodra, humbet që prej 2014, në kërkim te Maksim Trimit

11 Dhjetor 2019, 08:23

TIRANË- Andi Lekaj, 40-vjeç, banues në zonën Dudas të Shkodrës, u largua pasditen e së enjtes të 26 shtatorit të këtij viti, duke humbur çdo kontakt me të afërmit e tij. Emisioni 'Pa Gjurmë' në Report Tv, trajtoi këtë të martë historinë e 40-vjeçarit nga Shkodra të humbur në shtator, duke kërkuar informacione të vlefshme për t'i dhënë një lajm të gëzuar familjarëve të tij. Me vete ka marrë vetëm kartën e identitetit dhe një aparat celulari, por ai del i fikur që prej ditës kur ai u zhduk. Andi u largua me biçikletën e tij, e cila rezulton e zhdukur bashkë me të. Ai jetonte i vetëm dhe për këtë arsye nuk njoftoi askënd kur u largua. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv