Kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, Elezi: Ka shkelje statutore dhe ligjore në këtë proces

20 Maj 2022, 19:44

Shtyrjen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike ka kërkuar kandidati përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi. Elezi kërkon që zgjedhjet të mos mbahen më 22 maj, pasi siç theksoi ka vënë re një serë shkeljes statutore dhe ligjore në këtë proces.

Sipas tij, në PD nuk po zbatohet asnjë nga elementët e primares dhe debatit, teksa shton se ka pasur defekte të renda me listat.