Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon 4 kandidatët demokratë: Mund të ankimojnë vetëm partitë! PD kundër kandidatëve të saj, bashkon votat me PS

30 Maj, 22:58 | Përditesimi: 30 Maj, 22:58

PD dhe PS kanë bashkuar votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre. Para këtij vendimi, Berisha tha në konferencë se mbështet kërkesat e kandidatëve për transparencë, por në KAS u doli kundër. Kërkesa për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë shqyrtohet të martën.

I.M/Shqiptarja.com