KËSHILLAT, Qarku Durrës/ PS kryeson bindshëm në bashkitë Durrës dhe Shijak me më shumë se dyfishin e mandateve! BF forcë e dytë

16 Maj 2023, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 21:37:29

Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar deri më tani 180 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë, kryeson Partia Socialiste me 51.38% të votave duke siguruar 29 mandate. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 24.69% të votave ka 13 mandate. 5 mandate deri më tani ka siguruar PD me 9.35% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste me 6.45% të votave ka deri më tani 4 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.04% të votave.