KËSHILLAT, Qarku Fier/ PS sërish në avantazh në bastionin socialist! Në avantazh në 5 bashki, në Divjakë s'ka nisur numërimi

16 Maj 2023, 10:18

Është duke u zhvilluar numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në qarkun Fier. Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë deri në rezultatet paraprake ku janë numëruar 140 nga 224 kuti votimi 58.89 % duke siguruar 33 mandate. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. PD dhe PSD kanë arritur të marrin nga 4 mandate ndërsa Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë marrë nga 1 mandat.