KËSHILLAT, Qarku Gjirokastër/ PS ‘mposht’ BF në 7 bashki! Në Përmet dhe Memaliaj, PSD e Tom Doshit merr mandat

16 Maj 2023, 14:43 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 14:43:58

Ka nisur numërimi për Këshillat Bashkiakë në disa nga Bashkitë e qarkut Gjirokastër.

Në Gjirokastër janë numëruar 23 nga 67 kuti votimi. Nga 31 këshilltarë gjithsej PS kryeson me 23 mandate me 59.23% të votave, e ndjekur nga BF që merr 4 mandate me 11.82% të votave. PD merr 2 mandate me 6.18% të votave ndërsa PSD dhe Partia e Gjelbër marrin nga 1 mandat.