KËSHILLAT, Qarku Korçë/ Në Pogradec Berisha-Meta merr vetëm 15%, merr pak këshilltarë në të gjitha bashkitë! PS kryeson, PSD bën rezultat të mirë

16 Maj 2023, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 20:07:45

Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak. Numërimi është në përfundim dhe PS ka marrë 48.74% të votave ose 23 mandate nga 41 mandate gjithsej. Koalicioni Berisha Meta është braktisur edhe në Korçë për votën për këshillin pasi ‘Bashkë Fitojmë nuk i kalon 21% të votave me 9 mandate. PD ka 5.27% ose 2 mandate. Edhe PAA merr 2 mandate këshilltarësh, ndërsa mandatet e tjera shkojnë për PSD, PR, Nisma Thurje. Aleanca Arbnore Kombëtare si dhe kandidati i pavarur.