KËSHILLAT, Qarku Lezhë/ PS dhe PSD marrin më shumë mandate në Mirditë! Në Lezhë kryeson PSD, ‘Bashkë Fitojmë’ lihet në hije

16 Maj 2023, 19:07 | Përditesimi i fundit: 2023-05-17 12:01:49

Ka nisur numërimi i votave për këshillat bashkiakë në qarkun e Lezhës.  

Në bashkinë e Lezhës, janë numëruar 58 nga 126 kuti votimi për Këshillin Bashkiak. Rezultati ka qenë surprizues pasi Partia Socialdemokratike ka marrë 9 mandate me 18% të votave. Më pas vijon Partia Kristian Demokrate me 7 mandate, 15.20% të votave, PS me 14.41% deri tani numëron 7 mandate. Në vend të katërt renditet “Bashkë Fitojmë”, PD me 2 mandate, 4.80% të votave, Aleanca Arbnore Kombëtare, PUK dhe PGJ secila me 2 mandate. Ndërsa PBK, PASH, PAA dhe PR kanë siguruar nga një mandat.