KËSHILLAT, Qarku Lezhë/ PSD kryeson në Mirditë, PS zë vendin e dytë, lihet në hije ‘BF’! PKD kryeson në Lezhë, priten rezultatet për Kurbinin

16 Maj 2023, 13:48

Ka nisur numërimi i votave për këshillat bashkiakë në qarkun e Lezhës.  

Në bashkinë e Lezhës, janë numëruar 10 nga 126 kuti votimi për Këshillin Bashkiak. Në fakt rezultati ka qenë surprizë pasi aktualisht Partia Kristian Demokrate ka marrë 13 mandate nga 41 në total. Më pas vijon Partia Socialdemokrate me 9 mandate. Në vend të tretë renditet “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate që pasohet nga PS me 4 mandate si dhe Aleanca Arbnore Kombëtare po prapë me 4 mandate. Partia Demokratike ka marrë 2 mandate. Në vijim me nga 1 mandat renditen Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia e Gjelbër,  Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Partia Republikane Shqiptare. Rezultatin e plotë për bashkinë Lezhë e gjeni KËTU.

Në bashkinë Mirditë janë numëruar 32 nga 48 QV nga ku kryeson Partia Social Demokrate me 4 mandate nga 21 mandate në total. Edhe PS ka marrë 4 mandate por me më pak vota.

Partia Demokratike, BF, Aleanca Progresiste L.ZH.K dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga dy mandate. Ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Aleanca Liberale e Djathtë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 1 mandat. Rezultatin e plotë për bashkinë Mirditë e gjeni KËTU.

Në Bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur numërimi.