Këshilli i Legjislacionit në seancë të jashtëzakonshme diskuton mandatin e Olta Xhaçkës

27 Gusht, 11:23

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka. 

Në mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ia bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

    No videos found.