Këshilli i Mandateve, PS-PD dakordësi: Të arrestohet Arben Ahmetaj! Raporti pritet të votohet të hënën në seancë plenare! Avokatët: Po bëhet për show

12 Korrik 2023, 20:51

Të hënën në orën 17:00 do të mbahet seanca e posatçme për t’i dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Avokatët e tij të pranishëm në mbledhje, thanë se akuzat ndaj tij janë hamendësime ndërsa refuzuan të tregojnë se ku ndodhet ish ministri