Këshilli i Ministrave miraton projekt-ligjin ‘Për vullnetarizmin’, një vullnetar përjashtohet nga kontributi sigurimeve shoqërore! Përfshihen të miturit dhe grupet e veçanta

30 Qershor, 22:38 | Përditesimi: 30 Qershor, 22:38

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin 'Për vullnetarizmin'. Në projektligj përjashtohet kontributi për sigurime shoqërore për vullnetarët. Është përcaktuar përfshirja e të miturve dhe grupeve me aftësi të veçanta. Çdo vullnetar do të ketë një kontratë dhe një librezë të përcaktuar sipas ligjit.

A.A/Shqiptarja.com