Këshillimi Kombëtar, situata në PD, konventa e LSI dhe lufta në Ukrainë

19 Prill 2022, 07:20

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale për emigrantët, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët. Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës. I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.