‘Këto shqipot me makina…’, Rama kritika: Bëjnë selfie për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por e ndosin me mbeturina

3 Shtator, 13:11 | Përditesimi: 3 Shtator, 13:11

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për furnizimin me ujë dhe trajtimin e mbetjeve, shprehu kritika edhe për qytetarët shqiptarë që hedhin mbeturina nëpër rrugë. Kreu i qeverisë tha se mbeturinat nëpër rrugë nuk i hedhin turistët, por “shqipot”. Ai tha se kanë raste të fotografuara të individëve që ndalen për të bërë fotografi nëpër pika panoramike për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por nga ana tjetër, e ndosin duke hedhur mbeturinat në tokë.

 

I.M/Shqiptarja.com