Koalicioni Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit! KQZ: Short mes PL dhe PDIU për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit

24 Prill 2023, 17:11

Koalicioni Meta-Berisha nuk do të ketë anëtarë në gjysmën e KZAZ-ve të vendit sa i takon grupeve të numërimit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që në përbërje të grupeve të numërimit sipas legjislacionit përkatës, të ketë 2 anëtarë të Partisë Socialiste, 1 të Partisë Demokratike. Ndërsa për anëtarin e katërt, do të ketë një short mes Partisë së Lirisë, Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.