Komisionet parlamentare ‘Ok’ kredisë 75.5 mln euro për pastrimin e Vjosës! Opozita kundër: Po keqpërdoren paratë, ka korrupsion

25 Qershor, 17:25

Komisionet parlamentare kanë miratuar projektligjin për marrjen e një kredie prej 75.5 milionë euro nga BERZH për pastrimin e ujërave të lumit Vjosë, si dhe për të investuar në impiante për trajtimin e ujërave të ndotura në qarkun e Vlorës e Gjirokastrës.